Fakulteti Ekonomik

Ne garantojmë vendin e punës.

Departamenti i Menaxhim Biznesit

Departamenti Menaxhim Biznesit pranë Kolegji Universitar “Logos” ofron programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Menaxhim Biznes.

Programet e studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” Menaxhim Biznesi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit.

Programi i studimit Menaxhim Biznesi është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Ne semestrin e fundit te vitit të tretë, studentet frekuentojne praktiken profesionale prane kompanive te biznesit. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mesimor, ka kryer praktikën profesionale ne përshtatje me programin e praktikes dhe ka mbrojtur  provimin e pergjithshëm përfundimtar apo temën e diplomes, pajiset me diplome universitare te ciklit te parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Program i studimit Menaxhim Biznes  synon te formojë specialist me profil profesional ne fushen e menaxhimit dhe te asdministrimit te biznesit, me konkretisht ky program pergatit.

  • Specialist menaxhimi ne sektore operacionale te prodhimit, ne biznese te vogla, te mesme dhe te medha.
  • Ekonomist te specializuar ne problemet e drejtimit dhe te menaxhimit te bizneseve.
  • Specialist ne fushën e administrimit publik dhe te menaxhimit te burimeve njerëzore.
  • Specialist marketingu dhe komunikimi për të gjitha llojet e bizneseve.

Procesi i përgatitjes së specialistëve për menaxhim në fushën e biznesit mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies dhe garanton një trajnim të mirrefilltë profesional në përshtatje më kërkesat e tregut të punës.

Programi  universitar i studimit Menaxhim Biznesi  ka objektiva te qarta formuese të cilat synojnë:

  • Rritjen në cilësi më të lartë të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit.
  • Përgatitjen e specialstëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të biznesit.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit biznesit i aftë të realizojë programimin e projekteve ne kompani dhe ne firmat e biznesit.

Bachelor në Menaxhim Biznesi (3 vite)
Viti I Viti II Viti III
Matematikë e Përgjithshme I Matematikë Ekonomike Kontabilitet Financiar
Matematikë e Përgjithshme II Statistikë I Kontabilitet i Kompjuterizuar
Mikroekonomi Statistikë II Kontabilitet Kosto
Makroekonomi Menaxhim Biznesi Kontabilitet Drejtimi
Bazat e të Drejtës Menaxhim i Biznesit të Vogël Administrim Publik
E Drejtë Biznesi Bazat e Financës Ekonomi Pune
Informatikë Financat Publike Menaxhim i Burimeve Njerëzore
Informatikë Bazë të Dhënash Bazat e Marketingut Sisteme Shpërblimi
Parimet Bazë të Kontabilitetit Drejtim Marketingu Drejtim Financiar
Anglisht I Anglisht III Investim
Anglisht II Anglisht IV Paraja dhe Banka
Greqisht I Greqisht III Analiza Ekonomike Financiare
Greqisht II Greqisht IV Praktikë Profesionale
  Me Zgjedhje:  
   Histori e Mendimit Ekonomik  
   Marrëdhënie Publike  
   Menaxhim i Shërbimeve Turistike  
   Demografi  
     
Total: 60 kredite Total: 60 kredite Total: 60 kredite

Departamenti i Menaxhim Turizmit

Departamenti Menaxhim Biznes-Turizëm pranë Kolegji Universitar “Logos” ofron programin  e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në Menaxhim Turizëm.

Ky programi i pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit.

Programi i studimit Menaxhim Turizmi është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Ne semestrin e fundit te vitit të tretë, studentet frekuentojne praktiken profesionale prane kompanive dhe agjensive turistike. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mesimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikes dhe ka mbrojtur  provimin e pergjithshëm përfundimtar apo temën e diplomes, pajiset me diplome universitare te ciklit te parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Program i studimit universitar Menaxhim Turizmi synon  të përgatisë specialist me formim ne fushën e turizmit,me konkretisht ky program përgatit:

  • Specialist në sipërmarrje private turistike.
  • Specialist për strukturat turistike ne nivel qendror dhe lokal.
  • Specialist për menaxhimin e projekteve turistike.
  • Konsulent në sektorin e turizmit si në atë publik dhe privat.

Programi i studimit Menaxhim Turizmit ka objektiva te qarta formuese të cilat synojnë:

  • Rritjen në cilësi më të lartë të njohurive profesionale dhe shkencore të fituara gjatë viteve të shkollimit.
  • Përgatitjen e specialstëve të aftë për problemet e drejtimit dhe të menaxhimit të ndërrmarrjeve turistike.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e drejtimit dhe menaxhimit të turizmit, i aftë të realizojë programimin e projekteve të zyrave turistike dhe ndërmarrjeve të këtij biznesi.
Bachelor në Menaxhim Turizmi (3 vite)
Viti I Viti II Viti III
Matematikë e Përgjithshme I Statistikë I Organizimi i Ndërmarrjeve Turistike
Matematikë e Përgjithshme II Statistikë II Organizimi i Agensive Udhëtimeve Turistike/
Produktet dhe Shërbimet / Programi Galileo
Mikroekonomi Bazat e Marketingut Turizëm Ndërkombëtar
Makroekonomi Marketing Turistik E Drejtë Ndërkombëtare
Bazat e të Drejtës Sociologji Turistike Kontabilitet Kosto
E Drejtë Biznesi Bazat e Financës Kontabilitet Drejtimi
Informatikë Financat Publike Drejtim Financiar
Informatikë Bazë të Dhënash Kontabilitet Financiar Menaxhim i Burimeve Njerëzore
të Ndërmarrjeve Turistike
Parimet Bazë të Kontabilitetit Bazat e Turizmit Formim Social-Mjedisor
Gjeografi Turistike Strategji Turizmi Praktikë
Anglisht I Anglisht III  
Anglisht II Anglisht IV  
Greqisht I Greqisht III  
Greqisht II Greqisht IV  
     
Total: 60 kredite Total: 60 kredite Total: 60 kredite

Departamenti Financë-Kontabilitet

Departamenti Financë-Kontabilitet pranë Kolegji Universitar “Logos” ofron programet e studimit universitare të ciklit të parë “Bachelor” dhe të ciklit të dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet.

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” pajis studentët me njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit.

Programi i studimit te ciklit të parë “Bachelor” synon te formojë specialistë në profil profesional në fushën e financës dhe kontabilitetit, me konkretisht ky program përgatit:

  • Specialist finance dhe kontabiliteti ne kompanite e biznesit.
  • Specialist per strukturat e sistemit bankar dhe financiar.
  • Specialist te degeve te tatim–taksave, të sistemit doganor etj.
  • Specialist te auditimit dhe kontrrollit.
  • Specialist te tregjeve financiare dhe bursave.
  • Specialiste te shoqerive te sigurimit, fondeve te pensionit, fondeve te investimeve etj.

Programi i studimit Financë Kontabilitet është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Ne semestrin e fundit te vitit të tretë, studentet frekuentojne praktiken profesionale prane kompanive te biznesit apo sistemit bankar dhe financiar. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mesimor, ka kryer praktikën profesionale në përshtatje me programin e praktikes dhe ka mbrojtur  provimin e pergjithshëm përfundimtar apo temën e diplomes, pajiset me diplome universitare te ciklit te parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit Financë Kontabilitet u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.

Procesi i përgatitjes së specialistëve për Financë Kontabilitet mbështetet në kurrikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies, dhe garanton nje trajnim te mirrefillte profesional ne përshtatje me kërkesat e tregut të punës.

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në Financë-Kontabilitet synon, t’u japë studentëve që zotërojnë diplomë universitare “Bachelor” njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë profesional.

Programi i studimit është i organizuar me kohë të plotë i shtrirë në 1.5 vite akademike, me tre simestra dhe 90 kredite (ECTS).

Garanci për aftësimin profesional dhe të kërkimit shkencor për studentin e Masterit shërben zhvillimi i praktikës mësimore që zhvillohet në semestrin e tretë prane kompanive të biznesit , institucioneve fiananciare dhe bankare në drejtimin e pedagogut përgjegjës.

Procesi i diplomimit të studentit të Masterit nën drejtimin e udhëheqësit shkencor të kualifikuar për përgatitjen dhe mbrojtjen e mikrotezës, përbëjnë një tjetër garanci të aftësimit profesional të studentit.

Zbatimi i programit të studimit Master Profesional, ndjek nje procedurë të caktuar gjatë periudhës prej 1,5 vitesh akademike e cila përfshin procesin mësimor me 65 kredite, kryerjen e praktikës profesionale me 10 kredite dhe mbrojtjen e mikrotezes me 15 kredite.

Programi i studimit “Master Profesional” ka objektiva të qartë profesionale, të justifikueshëm, të arritshëm, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë:

  • Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor.
  • Përgatitjen e specialistëve të aftë për problemet financiare dhe të kontabilitetit të institucioneve bankare, të shoqërive të sigurimit, për kompanitë e biznesit si dhe studiues shkencor për problematikat financiare dhe të kontabilitetit.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e financave dhe të kontabilitetit i cili do të jetë në gjendje të realizojë programimin e projekteve në institucionet financiare dhe kompanitë e biznesit.
  • Diploma “Master Profesional” në Financë Kontabilitet u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

Bachelor në Financë-Kontabilitet (3 vite)
Viti I Viti II Viti III
Matematikë e Përgjithshme I Matematikë Ekonomike Kontabilitet Kosto
Matematikë e Përgjithshme II Statistikë I Kontabilitet Drejtim
Mikroekonomi Statistikë II Drejtim Financiar
Makroekonomi Bazat e Financës Investime
Baza e të Drejtës Financat Publike Paraja Banka
E Drejtë Biznesi Kontabiliteti Financiar I Teknika Bankare
Informatikë Kontabiliteti Financiar II Kontabilitet i Kompjuterizuar I
Informatikë Bazë të Dhënash Bazat e Marketingut Kontabilitet i Kompjuterizuar II
Parimet Bazë të Kontabilitetit Drejtim Marketingu Analizë Ekonomike Financiare
Anglisht I Menaxhim Biznesi Auditim
Anglisht II Menaxhim i Burimeve Njerëzore Praktikë
Greqisht I Anglisht III
Greqisht II Anglisht IV
Greqisht III
Greqisht IV
Me Zgjedhje:
 Histori e Mendimit Ekonomik
 Marrëdhënie Publike
 Sigurime
 Bazat e Financave Ndërkombëtare
Total: 60 kredite Total: 60 kredite Total: 60 kredite
Master në Financë-Kontabilitet (1.5 vite)
Viti I Viti II
Ekonomiks Menaxherial Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore
Drejtim Financiar i Avancuar Praktikë Profesionale
Kontabiliteti Financiar i Avancuar Mikroteza
Kontabiliteti Publik
Taksim Biznesi
Tregjet dhe Institucionet Financiare
Teoria dhe Drejtimi i Portofolit
Lizingu Financiar
Drejtim Risku - Risku Financiar
Me Zgjedhje:
 Historia Ekonomike dhe Politike Europiane
 Sistemi Monetar Europian
Total: 60 kredite Total: 30 kredite
logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356