World University Service ofron bursa për studentët në Shqipëri

University World Service (WUS) promovon me 50 bursa studentët shqiptarë të universiteteve shtetërore Shqiptare për të studiuar në Shqipëri.

Qëllimi i këtij programi është të lehtësojë elitën e arsimuar shqiptare dhe punëtorët e rinj të kualifikuar në Shqipëri, për zhvillimin e perspektivës profesionale në të ardhmen. Këto bursa i adresohen studentëve në fazën përfundimtare të studimeve të tyre, të sapo diplomuarve (tashmë kanë përfunduar studimet) dhe studenteve që do të përfundojnë studimet në vitin 2018. Preferohen aplikante dhe aplikantë me të ardhura të pakta familjare dhe rezultate të mira akademike.

Përveç një burse mujore prej 250,00 €, studentët apo ata që janë në fillimet e karrieres do të përfitojnë këshillime dhe trajnime për teknikat e aplikimit, sipërmarrjen, karrieren dhe për ofertat e praktikave të punës. Gjatë periudhës maksimale 6-mujore të bursës, studentët, në varësi të llojit të bursës, do të marrin pjesë në trajnime për aplikim për punë si dhe për të filluar një biznes të ri (trajnime individuale dhe në grupe).

Ky projekt do të realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në Hessen.

World University Service është një Organizatë ndërkombëtare e nxënësve dhe arsimtarëve në sektorin e arsimit dhe angazhohet për të drejtat e njeriut në arsim dhe krijimin e strukturave të barabarta sociale dhe politike. WUS është aktiv në më shumë se 50 vende të botës.

Afati i Aplikimit është 15 Shtator 2016

Informacione të mëtejshme si dhe formularët e aplikimit, i gjeni në adresën www.surplace-albania.de ose direkt nëpërmjet Znj. Eda Terezi, terezi@wusgermany.de - Koordinatore e Projektit për Shqipërinë.

logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356