Zyra e Këshillimit të Karrierës

Zyra e Këshillimit të Karrierës

Zyra e Këshillimit të Karrierës zhvillon aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimin e Lartë ne R.SH, statutin dhe rregulloren e përgjithshme të KU “Logos”.Qëllimi i saj   është që të permbushë te gjitha kerkesat per informim të studentëve mbi proçesin mësimor; kryerjen e praktikave mësimore; për proçesin e diplomimit; mundësitë e punesimit dhe sipermarrjes, etj.

Përbëhet nga dy seksione: seksioni stimulimit te karrierës profesionale dhe seksioni i startup-it dhe i stimulimit të biznesit.

Stimulimi i karrieres profesionale përfshin:

  1. Informimi i studentit me elementët përbërës të proçesit mësimor, këshillimi i tyre për vlerat e programit që kanë zgjedhur, rëndësinë e praktikave mësimore, rruga që duhet ndjekur gjatë procesit të diplomimit.
  2. Njohjes së vazhdueshme të nevojave të tregut të punës për specialitetet që studentët përvetesojnë në auditorët e Kolegji Universitar “Logos”.
  3. Shfrytezimit te praktikave mesimore te studenteve ne funksion te perspeketivave te ardhshme per nje vend pune pas mbarimit te shkolles.
  4. Ndihma  praktike e studenteve per plotesimi te C.V. ne perputhje me vendin e punes ku do te konkurrojne qofte ky me kohe te pjeshme apo me kohe te plote per vitin e fundit.
  5. Keshillime per te realizuar pergatitjen e duhur psikologjike per te perballuar nje interviste pune qe ka si qellim  evidentimin e aftesive te tyre individuale.
  6. Lidhjes se domosdoshme me qendrat e specializuara te gjetjes se punes pas mbarimit te shkolles dhe klasifikimi i deshirave dhe mundesive qe ka cdo student per nje vend pune.
  7. Format e kerkimit te nje vendi pune me ane te internetit, shtypit periodik, etj dhe lidhja e shkolles me qendrat e punesimit prane bashkive.

Cështjet e startup-it dhe stimulimit te biznesit përfshijnë:

  1. Stimulim te shpirtit sipermarres se studenteve nepermjet pergatitjes se duhur psikologjike dhe evidentimit te talentit personal ne “tryezen e ideve”te zyres.
  2. Pervetesim te metodave per vleresimin dhe matjen e probabilitetit te suksesit te nje ideje biznesi.
  3. Lidhjen me shoqatat e startup-ip ne Shqiperi dhe jashte saj per ballafaqimin e ideve te biznesit.
  4. Ndertimin e prototipeve per produkte qe hyjne ne sistemet e starup-it.
  5. Nxitje te pjesmarrjes ne konkurse kombetare dhe nderkombetare per paraqitjen e nje ideje biznesi.
  6. Nxitjen e patentave per produkte te ndryshme intelektuale apo ide biznesi te materializuara me ndihmen e sistemeve qe ofron Euroaxess Albania.
  7. Gjetje te formave optimale per financimin e studimit te nje biznesi start-up mbi bazen e politikave shteterore apo private ne kete drejtim.

Zyra e karrieres eshte pjesë përbërëse e strukturës së KU “Logos”qe vendos ne qender te vemendjes studentin dhe synon stimulimin e talenteve individuale te tyre. Zyra e karrieres eshte nje nga hallkat kryesore te lidhjes se institucionit tone me nevojat e tregut te punes dhe ate te investimeve.

 

logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356