Dekani i Shkencave te Aplikuara

Prof. Dr. Aleksandër Sallabanda

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara pranë KU “Logos” është njësi kryesore që bashkrendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fusha të përafërta ose të ndërthurura. Ky fakultet ofron programe te studimeve universitare të ciklit të parë dhe të dytë. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara është i organizuar në tre njësi bazë, dy prej të cilave janë departamente (departamenti i Laburantëve mjekësorë dhe i Informatikës) dhe një qëndër e kërkimi shkencor.

Detyrë e departamenteve pranë Fakultetit  të Shkencave të Aplikuara është të programojnë, të bashkërendojnë dhe organizojnë veprimtarinë e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Qëndra e kërkimit shkencor si njësi bazë e Fakultetit të Shkencave ta Aplikuara, mbështet realizimin e  programeve të studimit të masterit profesional të ofruara nga departamentet.

Qëndra e kërkimit shkencor synon në rritjen e cilësisë në procesin mësimor me anë të integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien, kryerjen e studimeve dhe projekteve për zhvillim, lidhjen e marrëveshjeve me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe veprimtari të tjera krijuese.

Zyra:   Godina 1, Kati i 8, Rektorati
Telefoni:   042405331
Email:  dekani.ap@shlplogos.edu.al
CV:  Download
logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356