Misioni & Objektivat

Në realizimin e misionit të saj KU “Logos” mbështetet në Ligjin e Arsimit të Lartë nr. 80/2015 si dhe në gjithë aktet nënligjore të tij.

MISIONI

  • Të  krijojë, të zhvillojë, të përcjellë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.
  • Të  formojë specialistë të lartë në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit.
  • Të përzgjedhë personelin akademik dhe personelin administrativ.
  • Të mbeshtesë përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit.
  • Të ofrojë mundësi pët të diplomuarit që të përfitojnë nga të “mësuarit gjatë gjithë jetës”.
  • Të vendosë marrëdhënie partneriteti me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit.
OBJEKTIVAT
  • Të garantojë autonominë e KU “Logos”, lirinë akademike si dhe të drejtat e studentëve.
  • Të ofrojë programe studimi të mbështetura në përvojën dhe praktikat me të mira të vendeve evropiane dhe në kriteret e sistemit të Bolonjës, të vlerësuara me ECTS.
  • Të sigurojë dhe të ruajë cilësinë e institucionit dhe të programeve të studimit që ofron.
  • Të zhvillojë kërkim shkencor në përputhje me fushat e programeve te studimit që ofron dhe me kërkesat e ligjit për arsimin e lartë.
  • Të garantojë integrimin e veprimtarisë kërkimore shkencore me atë mësimdhënies.
  • Të mbështesë aftësimin e personelit akademik në funksion të misionit të tij.
  • Të garantojë sigurimin e brendshëm të cilësisë në KU “Logos”.
logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356