Fakulteti i Shkencave të Aplikuara

Unë zgjedh profesionin tim.

Departamenti i Laboratorëve Mjekësorë

Departamenti Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor pranë Kolegji Universitar “Logos” ofron programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor” dhe programin e ciklit të dytë “Master Profesional” në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë”.

Programi i studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për laborantë të aftë.

Programi i ciklit të parë “Bachelor” në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor” përgatit laborantë të lartë në fushat e mikrobiologjisë së përgjithshme, të biokimisë, histopatologjisë dhe të laboratorëve klinikë.

Programi i studimit “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor” është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor” mundësojnë atyre më pas edhe ndjekjen e një karriere profesionale, kërkimore apo akademike nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë (“Master Profesional” apo “Master Shkencor”). Procesi i përgatitjes së specialistëve për teknikë laboratorësh mjekësorë mbështetet në kurikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master Profesional” në “Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësor” është t’ju jape studentëve që zotërojnë një diplomë universitare “Bachelor”, njohuri të thelluara teorike dhe praktike si dhe një trajnim të mirëfilltë professional.

Programi i studimit është i organizuar me kohë të plotë i shtrirë në 1,5 vite akademike, me tre simestra dhe gjithësej 90 kredite (ECTS).

Programi i studimit “Master Profesional” ka objektiva të qartë profesional, të justifikueshëm, të arritshëm, për të rritur nivelin e kualifikimit të kandidatëve që konsistojnë:

  • Rritjen në cilësi të njohurive profesionale dhe shkencore të përfituara nga studimet bachelor.
  • Përgatitjen e specialistëve të profilizuar për laboratorët mjekësorë dhe të aftë të njohin e të përdorin teknologjinë e aparaturave bashkëkohore të laboratorëve mikrobiologjik, biokimiko-klinike dhe të histologjisë e t’i mirëmbajnë ato.
  • Krijimin e figurës së ekspertit në fushën e laboratorëve i cili do të jetë në gjendje të kryejë analiza me cilësi të lartë dhe të dijë të përdorë teknologjinë bashkëkohore me të cilën kryhen analizat.
  • Diploma “Master Profesional” në Teknikë i Lartë Laboratorësh Mjekësorë u hap perspektivë kandidatëve, që me disa plotësime, të kenë mundësinë të regjistrohen në ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë.

Bachelor në Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë (3 vite)
Viti I Viti II Viti III
Anatomi Normale Hematologji I Imunologji
Histologji Hematologji II Imunologji Klinike
Fiziologji Normale Analiza e Lëngjeve Biologjike
dhe Urinës
Hematologji Klinike
Biologji Mykologji Hispatologji
Biokimi e Përgjithshme I Parazitologji Fizpatologji
Biokimi e Përgjithshme II Virusologji Infeksione Spitalore
Mikrobiologji e Përgjithshme Informatikë Word / Exel Sigurim Teknik dhe Deontologji
Bakterologji Informatikë Bazë të Dhënash Praktikë Ushtrimore I
Biosiguri në Laborator Kimi Inorganike Praktikë Ushtrimore II
Teknologji Mjekësore Kimi Organike Me Zgjedhje:
Psikologji Mjekësore Anglisht III
Anglisht I Anglisht IV
Anglisht II Greqisht III
Greqisht I Greqisht IV
Greqisht II
Total: 60 kredite Total: 60 kredite Total: 60 kredite
Master në Teknikë i Lartë Laboratorësh Mjekësorë (1.5 vite)
Viti I Viti II
Sëmundjet Infektive Epidemiologji
Hematologji Klinike e Avancuar Praktikë Profesionale
Imunologji Klinike e Avancuar Mikroteza
Bakterologji Klinike e Avancuar
Biokimi Klinike e Avancuar
Histopatologji e Avancuar
Analizë Klinike e Gjakut dhe Lëngjeve të Tjera Biologjike
Kimi Analitike
Metodologji e Kërkimit Shkencor
Me Zgjedhje:
 Biologji Molekulare
 Gjenetikë Mjekësore
Total: 60 kredite Total: 30 kredite

Departamenti Informatikë e Zbatuar

Objektivi kryesor i programit të studimit universitar të ciklit të parë “Bachelor” synon t’u japë studentëve njohuritë bazë teorike si dhe aftësi e kompetenca praktike që karakterizojnë profilin edukativo-kulturor dhe profesional të programit si dhe t’i përgjigjet kërkesës gjithnjë e në rritje për informaticienë të aftë të përballojnë të gjitha kërkesat e shoqërisë së informacionit.

Programi i Studimit Universitar “Bachelor”përgatit specialistë për gjuhë programimi, për teori dhe praktikë rrjetash kompjuterike, për sisteme operative, për teknologjinë e informacionit, për zhvillimin e faqes web etj.

Programi i studimit “Informatikë e Zbatuar” është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike tre vjet në përfundim të cilit studenti duhet të ketë fituar 180 kredite.

Njohuritë që marrin studentët nga programi i studimit “Informatikë e Zbatuar” u mundësojnë atyre kualifikim të mëtejshëm nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare të ciklit të dytë “Master Profesional” apo “Master Shkencor”.

Procesi i përgatitjes së specialistëve për informatikë mbështetet në kurikula dhe metoda bashkëkohore të mësimdhënies.

Bachelor në Informatikë e Zbatuar (3 vite)
Viti I Viti II Viti III
Hyrje në Informatikë Programim i Orientuar me Objekte në C++ Hyrje në Sistemin Linux
Përpunim Teksti Bazat në Web Design Linux i Avancuar
Llogaritje të Kompjuterizuara Element të Avancuar në Web Design Përpunim Imazhi
Përdorim i Sistemeve Operative Teori Rrjetash Hardware
Administrim i Sistemeve Windows Praktikë Rrjetash Programim në VB .NET
Matematikë e Përgjithshme I Administrim dhe Siguri në Rrjete Programim në Web me PHP
Matematikë e Përgjithshme II Java Programim në Oracle
Bazat e Programimit Java e Avancuar Sisteme Shfrytëzimi
Programim në Gjuhën C Anglisht III Administrative Scripting
Hyrje në Bazë të Dhënash Anglisht IV Arkitektura x86 Gjuha Assembler
SQL Greqisht III Zhvillim Aplikacionesh me Bazë të Dhënash
Anglisht I Greqisht IV
Anglisht II Me Zgjedhje:
Greqisht I  Graphic Design
Greqisht II  Implementime Multimediale për Web
 Punime 3D
 Përpunime Multimediale
Total: 60 kredite Total: 60 kredite Total: 60 kredite

Qëndra e Kërkimit Shkencor

Pranë KU “Logos” funksionon Qëndra e Kërkimit Shkencor si njësi bazë. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet pranë KU “Logos” synon në rradhë të parë rritjen e cilësisë në procesin mësimor me anë të integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien, kryerjen e studimeve dhe projekteve për zhvillim, lidhjen e marrëveshjeve me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe veprimtari të tjera krijuese.

Qëndra e Kërkimit pranë KU “Logos” kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, në Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme të shkollës si dhe në rregulloren e funksionimit të Qëndrës së Kërkimit dhe Zhvillimit Shkencor të KU “Logos”.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj ajo ka për qëllim:

  • Rritjen e vazhdueshme të nivelit të mësimdhënies nëpërmjet përsosjes së vazhdueshme të kurrikulave mësimore, unifikimin e lidhjeve të dijeve ndërdisiplinore me qëllim që studentët të kalojnë nga njohja e pjesës tek njohja e së tërë
  • Rritjen e nivelit shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore, pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe përfshirjes së tyre në projekte të ndryshme prane institucioneve shtetërore, dhe organizmave ndërkombë
  • Orientimin e kërkimit shkencor në problemet aktuale dhe fushat prioritare që ka ekonomia dhe shoqëria shqiptare.
  • Forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shkencore të Kolegji Universitar “Logos” nëpermjët binjakëzimit, bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të eksperiencës me universitete brenda dhe jashtë vendit.
  • Revista shkencore “LOGOS” përfaqëson një tribunë të rëndësishme të procesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetem studentëve të kesaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në ekonomi, informatikë dhe mjekësi.
Stafi Kërkimor
Prof. Dr. Mersin Mersinllari
Prof. As. Dr. Tefta Rota
Dr. Steljan Buzo
MSc. Dorina Minxuri
MSc. Viola Gavani
MSc. Entela Kostrista
logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356