Fakulteti Ekonomik

Ne garantojmë vendin e punës.

Për maturantët shtrohen shumë alternativa zgjedhjesh për të vazhduar më tej studimet e tyre. Ata ndodhen perpara dilemave të tilla:

Ku të shkoj? Pse të shkoj? T’i besoj reputacionit qe një institucion mban, ti besoj publicitetit marramëndes të një institucioni tjeter , ti besoj keshillës së të afërmve te mij per një të tretë, tu besoj statistikave qe publikohen, tu besoj cmimeve prestigjioze?

Nje përgjigje e gjetur e këtyre pyetjeve ndryshon të ardhmen e maturantit pergjithmonë.

E ardhmja eshte e tashmja , e ardhmja eshte ajo qe ju bëni sot.

Për të përmbushur misionin e tij Fakulteti Ekonomik ka ndërtuar një strukture organizative të përbërë nga tre departamente dhe jep mundesinë e një formimi profesional ne tre specialitete, Financë-Kontabilitiet, Menaxhim Biznes dhe ne Menaxhim -Turizëm. Programet e studimit  janë të hartuara sipas modeleve më të mira të vendeve europiane dhe mbështeten në kriteret e sistemit te Bolonjës të vlerësuara me ECTS (kredite).

Shprehur me qartë Fakulteti Ekonomik garanton nje formim bashkohor teoriko-praktik te studentëve, në programet e studimit të ciklit të  parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master Profesional në fushën e Ekonomisë.

Shprehur me qartë Fakulteti Ekonomik garanton nje formim bashkohor teoriko-praktik te studentëve, në programet e studimit të ciklit të  parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master Profesional në fushën e Ekonomisë.

Fakulteti Ekonomik pranë KU “Logos” ka si mision te arsimit të lartë të zhvillojë dhe të mbrojë dijet permes mesimdhenies dhe kerkimit shkencor me synimin qe te formoje specialiste te larte ne perputhje me prioritetet e zhvillimit te vendit.

Në të gjithe procesin mesimor, edukativ dhe kerkimor-shkencor, Fakulteti  Ekonomik mbështetet  në infrastrukturen ligjore të arsimit të lartë, ne statutin dhe rregulloren e pergjithshme te KU “Logos” duke ruajtur transparencen mbi veprimtarinë e saj.

Programet e studimit te ciklit te parë Bachelor pranë Fakultetit Ekonomik janë të organizuara me kohë të plotë, me kohëzgjatje tre vite akademike dhe 180 kredite (per çdo vit 60 kredite).

Ne semestrin e fundit te vitit të tretë, studentet frekuentojne praktiken profesionale prane kompanive te biznesit apo sistemit bankar dhe financiar. Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit dhe programit mesimor, ka kryer praktikën profesionale nw pwrshtatje me programin e praktikes dhe ka mbrojtur  provimin e pergjithshëm përfundimtar apo temën e diplomes, pajiset me diplome universitare te ciklit te parë Bachelor, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

Përbën sfidë për Fakultetin Ekonomik përmiresimi i dialogut në mes tij dhe partnerëve te tregut.

Plani kombetar i zhvillimit me sektorët prioritare te tij si turizmin, nevojat e ardhshme të tregut të punës kombëtar, rajonal dhe me gjerë për ekonomistë si dhe integrimi i vendit ne B.E kanë qëne pika referimi në hartimin e programeve të studimit qe ofron Fakulteti Ekonomik.

Fakulteti Ekonomik me tre programet e studimit qe ofron është i organizuar në mënyrë të tillë që të garantojë standarte bashkohore nëpërmjet kombinimit te burimeve infrastrukturore( mjediset mesimore, mjedise laboratorike, biblioteke) me ngritjen sistematike te nivelit te mesimdhenies  dhe atij kerkimor-shkencor me qellim qe te adaptojë metoda bashkohore te mësimdhenies dhe të të mesuarit që të promovojë një studim interaktiv.

Garancite qe ofron Fakulteti Ekonomik për tre programet  e studimt mbështeten:

  • Ne standartet europiane të planeve dhe programeve mësimore.
  • Në rritjen e cilësisë së procesit mësimor me anë të integrimit të mësimdhënies me kërkimin shkencor.
  • Orientimin e kërkimit shkencor në problemet aktuale dhe fushat prioritare që ka ekonomia dhe shoqëria shqiptare.
  • Ne stafin akademik te kualifikuar.
  • Ne ambientet bashkohore te zhvillimit te procesit mesimor.
  • Ne frekuentimin e Bibliotekes.
  • Ne teknologjine e informacionit.
  • Ne ofrimin e faciliteteve ndihmëse.

Stafi akademik i këtij Fakulteti përbëhet nga pedagogë të kualifikuar me tituj dhe grada te formuar në unverstitete perëndimore te cilët sjellin ne auditor jo vetëm metoda te reja mesimdhënieje por edhe një fryme te re te trajtimit te cështjeve ekonomike dhe sociale.

Mbi te gjitha, ne kete fakultet, do te gjeni krahas atyre te thena me lart, respekt per diturine dhe shkencen ne pergjithesi, per vlerat  me te larta morale dhe etike te shoqerise tone, por dhe per mundin e studenteve dhe te prinderve te tyre.

logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356