Pse Logos?

Bachelor dhe Master në Ekonomik dhe Shkenca të Aplikuara

Misioni

KU “Logos” ka si mision të zhvillojë dhe të mbrojë dijet përmes mësimdhënies e kërkimit shkencor me qëllim që të formojë specialistë të lartë në përputhje me përparësitë strategjike dhe interesat e zhvillimit të vendit.

Statusi ligjor

KU “Logos” nga pikëpamja institucionale dhe e programeve të studimit që ofron, është e licensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe është akredituar nga Këshilli i i Akreditimit me urdhër të Ministrit të Arsimit të Lartë.

(shih dokumentacionin në PDF)

Programet e studimit

Programet e studimit universitare janë të standardeve evropiane dhe synojnë një përgatitje teoriko-shkencore dhe profesionale të studentëve që t'u përgjigjen kërkesave të tregut të punës, të orientuara në përparësitë e zhvillimit te vendit si dhe të krijojë mundësinë për studime të mëtejshme.

KU “Logos” ofron programet të ciklit të parë dhe te dytë të studimeve universitare, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me sistemin evropian të transferimit të krediteve (ECTS). Studenti duhet të grumbullojë 60 kredite gjatë një viti akademik. Në përfundim të programeve të ciklit të parë KU “Logos” lëshon diplomën “Bachelor” në fushën e studimeve të kryera.

Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master Profesional” i pajisin studentët me njohuri të thelluara profesionale në një fushë të caktuar. Studimet në cilkin e dytë përmbyllen me punim diplome dhe në përfundim të tyre lëshohet diplomeë “Master Profesional” ne fushën e studimeve të kryera.


Programe universitare studimi të ciklit të parë “Bachelor”
Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
Menaxhim Turizëm Informatikë e zbatuar
Menaxhim Biznes Teknikë e lartë laboratorësh mjekësorë
Financë-kontabilitet
Programe universitare studimi të ciklit të dytë “Master Profesional”
Fakulteti Ekonomik Fakulteti i Shkencave të Aplikuara
Financë-Kontabilitet Teknikë e lartë laboratorësh mjekësorë

Tarifat e shkollimit

KU “Logos” për programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”dhe të ciklit të dytë “Master Profesional” ofron tarifa konkuruese në monedhën vendase (lekë) dhe pagesa me këste.

Stafi akademik

Procesi mësimor në KU “Logos” , zhvillohet nga një staf akademik i kualifikuar, me përvojë në mësimdhënie, me tituj dhe grada shkencore të fituara brenda dhe jashtë vendit.

Metodat bashkohore të mësimdhënies, planet dhe programet mësimore të hartuara sipas standarteve europiane, një staf akademik cilësor, përbëjnë garanci tepër konkurruese të diplomave në tregun e punës.

Mjedisi shkollor

Infrastruktura Institucionale akomodon të gjitha nevojat e studentëve për të gjitha programet e studimit që ofrohen. Procesi mësimor zhvillohet në një godinë bashkohore të pajisur me auditore për zhvillimin e leksioneve dhe seminareve; me laboratorë mjekësorë në fushën e mikrobiologjisë, të biokimsë dhe atë klinike për zhvillimin e praktikës mësimore në programin Teknik i Lartë Laboratorësh Mjekësorë; me laborator të informatikës për zhvillimin e programit “Informatikë e Zbatuar” dhe zhvillimin e lëndëve informatike për programet e tjera.

KU “Logos” disponon një bibliotekë që ofron literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe të huaj për programet e studimit universitare që ofron. Biblioteka ofron mundësinë e përdorimit të internetit dhe literaturës online.

Kujdesi ndaj studentëve

Pranë KU “Logos” funksionon “Zyra e Këshillim të Studentëve” me angazhimin e gjithë stafit akademik për plotësimin e kërkesave të studentëve që lidhen me procesin mësimor, kualifikim të mëtejshëm të tyre, me problemet e punësimit dhe sipërmarrjes, si dhe me jetën studentore brenda universitetit.

Mbështetur në standardet europiane, e ndërtuar plotësisht sipas kërkesave dhe kritereve të Kartës së Bolonjës KU “Logos” u ofron studentëve mundësinë e transferimit të studimeve dhe krediteve të tyre në shkolla të tjera brenda dhe jashtë vendit, sikundër pranon transferime për të vazhduar arsimimin në një program studimi të njëjtë ose të ngjashëm.

Regjistrimi i studentëve në KU “Logos” bëhet në periudhën Gusht-Shtator të cdo viti.

Sistemi i Brëndshëm i Sigurimit të Cilësisë

Objektiv i KU “Logos” për sigurimin e brëndshëm të cilësisë, është të garantojë standarte institucionale dhe të programeve të studimit, (mjedise mësimore, laborator informatike dhe mjekësorë, sallë koferencash, bibliotekë , sistem ngohje dhe audioviziv, ambiente sportive); me qëllim që të adoptojë metoda bashkohore të mësimdhënies dhe të të mësuarit që të promovojnë një student interaktiv duke zhvendosur fokusin nga “pedagogu në qëndër” tek “studenti në qëndër”. ShLP “Logos” harton një plan strategjik dhe procedura për sigurimin e brendshëm të cilësisë. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të cilësisë ka për detyrë të vlerësojë në mënyrë periodike rezultatet e veprimatarive mësimore dhe kërkimit shkencor, të monitorojë performancën e stafit akademik të organizojë pyetësorin studentor për cilësinë e mësimdhenies për lëndët e cdo programi studimi, etj.

Marrëveshje Partneriteti

KU “Logos” ka marrëveshje bashkëpunimi me Universitete brenda dhe jashtë vendit. Këto marrëveshje konsistojnë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor nëpërmjet shkëmbimeve reciproke të përvojave të stafit akademik, organizimit të konferencave shkencore etj. KU “Logos” ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë kompani dhe sipërmarrje biznesi që synojnë në aftësimin praktik të studentëve dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me to.
logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356