Qëndra e Kërkimit Shkencor

Pranë KU “Logos” funksionon Qëndra e Kërkimit Shkencor si njësi bazë. Veprimtaria e kërkimit dhe zhvillimit që kryhet pranë KU “Logos” synon në rradhë të parë rritjen e cilësisë në procesin mësimor me anë të integrimit të kërkimit shkencor me mësimdhënien, kryerjen e studimeve dhe projekteve për zhvillim, lidhjen e marrëveshjeve me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit si dhe veprimtari të tjera krijuese.

Qëndra e Kërkimit pranë KU “Logos” kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë, në Statutin dhe Rregulloren e përgjithshme të shkollës si dhe në rregulloren e funksionimit të Qëndrës së Kërkimit dhe Zhvillimit Shkencor të KU “Logos”.

Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj ajo ka për qëllim:

  • Rritjen e vazhdueshme të nivelit të mësimdhënies nëpërmjet përsosjes së vazhdueshme të kurrikulave mësimore, unifikimin e lidhjeve të dijeve ndërdisiplinore me qëllim që studentët të kalojnë nga njohja e pjesës tek njohja e së tërë
  • Rritjen e nivelit shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore, pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe përfshirjes së tyre në projekte të ndryshme prane institucioneve shtetërore, dhe organizmave ndërkombë
  • Orientimin e kërkimit shkencor në problemet aktuale dhe fushat prioritare që ka ekonomia dhe shoqëria shqiptare.
  • Forcimin e mëtejshëm të lidhjeve shkencore të Kolegji Universitar “Logos” nëpermjët binjakëzimit, bashkëpunimit institucional, shkëmbimit të eksperiencës me universitete brenda dhe jashtë vendit.
  • Revista shkencore “LOGOS” përfaqëson një tribunë të rëndësishme të procesit shkencor dhe shërben si mjet informacioni për një gamë të gjerë lexuesish. Ajo i drejtohet jo vetem studentëve të kesaj shkolle por dhe specialistëve të fushave të ndryshme, si në ekonomi, informatikë dhe mjekësi.
Stafi Kërkimor
Prof. Dr. Mersin Mersinllari
Prof. As. Dr. Tefta Rota
Dr. Steljan Buzo
MSc. Dorina Minxuri
MSc. Viola Gavani
MSc. Entela Kostrista
logo KOLEGJI UNIVERSITAR
LOGOS

Rruga "Dritan Hoxha"
Pallatet Komfort (Mbi NBG)
Përballë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi"
Tiranë

Telefon: 04 2405355
Fax: 04 2405356